News That Matters

Pacolli kërkon krijimin e Fondit për Ushtrinë: Ta mbështesim edhe me fonde vetanake

28/02/2022 11:02

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova duhet të krijojë Fondin për Ushtrinë.

Përmes një statusi në Facebook ai ka thënë se ai duhet të mbështetet edhe me fonde vetanake

Pacolli ka shtuar se ngjarjet në Ukrainë kanë treguar se duhet të kujdesemi për vetëmbrojtje dhe se Kosova duhet të ketë një ushtri të fortë.

“Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë rëndësinë e vetëmbrojtjes dhe te pasurit e një ushtrie të fortë. Fondi për Ushtrinë e Kosovës duhet të mundësohet sa më shpejt. Ta mbeshtesim atë edhe me fonde vetanake!”, ka shkruar Pacolli

div.meta-author { display:none; }