
Çikat nuk janë për futboll, ku ke pa ti qe çikat me nga nepërfusha me i pa tjert, se u met futbolli në çika, janë disa ngaparagjykimet që shume sportiste të Kosovës përballën çdo ditëtë aktivitetit të tyre.
Në lidhje me keto sfida foli futbollistja e KF.Feronikeli, EdonisaAliu e cila tha se se me këtë sport merret që 10 vite mirepotregoi që në fillimet e saja është përballur me numër të madh tëparagjykimeve.
“Sfidat jane te ndryshme për shkak se njerëzit ende mendojnë qefutbolli nuk është per femra gjithmonë gjykohen per këtë, thaajo.
Me tej Aliu tregoi se shumë njerëz u kanë drejtuar “me mirëështë të merret me modelizëm sesa me sport”.
Të nevojshëm ekipin e femrave në komunen e Skenderajt e pa futbollisti I ketij qyteti Arbios Thaçi mirëpo ai tha se nuk kakoment për këto ekipe duke mos i treguar arsyet.
“S’kom koment për ekipet e vajzave vetem nëse ju pëlqënfutbolli le të vazhdojnë” deklaroi Thaçi.
Por futbollisti i Kf.Drenica mendoi që ekipet e vajzave duhetpeerkrahur pasi sipas tij ka shume talente.
Që ka sportiste talente e konfirmoi edhe trajneri i ekipit tëvajzave të komunes së Malishevës, Donald Krasniqi i cili tha se ky sport është ne rritje.
“Në vendin tonë dita-ditës interesimi që të merren me futbollështë në rritje”, tha ai.
Punën më vajzat ne sport ai e cilësoi si nder e knaqesi ku dheshtoi se kanë përkrahje institucionale por sipas tij kjo përkrahjenuk është e mjaftueshme.
“Po përkrahje institucionale kemi, mirëpo jo mjaftueshëm”.
Më tëj ai iu bëri thirrje institucioneve që të kenë sa më shumëprioritet sportin e në veçanti futbollin e femrave.
Se mbështeje për ekipët e vajzave ka e konfirmoi edhe zyrtari i FFK-së Nexhmedin Bala i cili tha se ka në vit mbeshtetje çdoklub mirëpo vajzat tani nuk kanë rroga.
“Mbështjetja nga federata ka me 6000 euro çdo klub ndërsarrogat e vajzave i kanë ndërprerë”, tha ai.
Bala shtoi se secila lojtare tani ka edhe sigurimin shëndetësorë. Lauresa Gegaj