
14/12/2021 22:00
Tash e dy ditë, ky qytetarë me inicialet F.Z,i moshës 60 vjecare po qëndron në korridorin e emergjencës, në Mitrovicë.
“M’kanë pru me kombi, vi nga fshati Kotllovc dhe nuk kam askënd” u shpreh F.Z për “Radio-Ylberi”
Sipas stafit të emergjencës i njejti nuk ka ndonjë problem shëndetësor, dhe se policia nuk ka ndërmarrë ndonjë masë.
Ndërsa disa qytetarë u shprehën se ai kundërmonte dhe askush nuk kujdesej për të.