
19/06/2022. 15:38
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) do të mbajë konferencë nesër (e hënë) konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të OVLUÇK-së.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 20.06.2022 në ora 10:00, në selinë qendrore të OVLUÇK-së do të mbahet konferencë për medie nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar në parim në lexim të parë Projektligjin për pagën minimale, ku nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.
Si pasojë e përjashtimit, veteranët kanë protestuar në shenjë kundërshtimi.