
20/11/2021 16:50
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar ditëlindjen e 79-të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Osmani thotë për Biden se si mik i vërtetë i popullit tonë dhe vendit tonë sot jemi bashkë me festimet e tij.
“I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja zoti President. Si një mik i vërtetë i popullit dhe vendit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e juaja”, ka shkruar Osmani në Twitter.