News That Matters

Osmani udhëton për në Lituani

11/05/2022. 20:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Lituani.

Ajo do të shkojë atje me ftesë të homologut të saj, Gitanas Nauseda.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se Osmani do të takojë përfaqësues të lartë shtetërorë, ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

“Presidentja do të pritet nga homologu i saj, Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Presidentja gjithashtu do të takojë kryeministren e vendit, Ingrida Simonyte, si dhe kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Cmilyte-Nielsen. E shoqëruar nga ministrja e Brendshme, Agne Bilotaite, presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike, për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë”.

div.meta-author { display:none; }