
11/08/2022. 21:12
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend, si dhe politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes.
Mes tjerash, Osmani e Hovenier kanë diskutuar edhe për vazhdimin e koordinimit të institucioneve me ShBA-në në adresim të çështjeve parimore.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”.
“Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare” thuhet në njoftimin e Presidencës.