News That Matters

Osmani takon ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Kuintit

17/05/2022. 20:43

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të martë ka takuar ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Kuintit.

Osmani ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Në një njoftim nga Zyra e Presidentes thuhet se Presidentja Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Kuintit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme.

div.meta-author { display:none; }