News That Matters

Osmani: Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

26/11/2021 22:22
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rastin në Gllogjan të Decanit.

Ajo ka ftuar organet e rendit sa më parë ti zbulojnë autorët e krimit dhe ti sjellin para drejtësisë.

Postimi:

Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.

Ftoj organet e rendit që sa më parë ti zbulojnë autorët e krimit dhe ti sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni.

div.meta-author { display:none; }