
13/06/2022. 18:41
Nesër(14 qershor), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Përmes komunikatës nga Presidenca, u bë e ditur se takimi nisë në orën 10:00.
“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg”, thuhet në njoftim.