News That Matters

Osmani në ditën e tretë të qëndrimit në Shba vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme

23/09/2021 10:40
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke vazhduar vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e tretë të qëndrimit në SHBA, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani ka vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e Kuvajtit, presidentin e Senegalit, presidentin e Guinea Bisaut dhe gjeneralin Wesley Clark.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për të arriturat e deritashme të Kosovës, bashkëpunimin mes Kosovës me këto shtete dhe praninë e FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt

div.meta-author { display:none; }