News That Matters

Osmani në 16 vjetorin e vdekjes së Rugovës: Fytyra e shtetit është ai

21/01/2022 09:36

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se Ibrahim Rugova ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit, duke shndërruar trinomin: liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet.

Duke e kujtuar në 16 vjetorin e vdekjes së tij, Osmani përmes një postimi në Facebook tutje tha se Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash.

“Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

div.meta-author { display:none; }