
24/07/2022. 16:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Institucionit të Presidentit, sot merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, Bajram Begaj.