News That Matters

Osmani kujton 23-vjetorin e vrasjes së 6 qytetarëve në tregun e Mitrovicës

13\03\2022 20:06
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 23-vjetorin e sulmit me minahedhës në Tregun e Mitrovicës, ia mori jetën gjashtë qytetarëve dhe la të plagosur 128 të tjerë.

Osmani tha se ky sulm shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb.

“Në këtë përvjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët dhe riafirmojmë nevojën për drejtësi. Respekti më i madh ndaj atyre që u vranë dhe atyre që jetojnë më traumat nga ky akt është vendosja e drejtësisë”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të vrarët në Tregun e Mitrovicës”, u shpreh Osmani.

div.meta-author { display:none; }