News That Matters

Osmani: Imazhet që vijnë nga Ukraina janë kujtesë e ashpër e asaj që ne duhej të kalonim

Osmani: Imazhet që vijnë nga Ukraina janë kujtesë e ashpër e asaj që ne duhej të kalonim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë që pamjet që po i shohim pas agresionit rus në Ukrainë na kujtojnë ato të 23 vjetëve më parë, që i kemi përjetuar ne gjatë luftës në Kosovë.

“Është kënaqësi që e kam mundësinë të flas në emër të një shteti të vogël, por besoj që me një zë të rëndësishëm lidhur me atë se si e shohim ne situatën në Ukrainë dhe për pamjet që po i shohim nga ky vend, për shkak të agresionit rus ndaj njerëzve të pafajshëm të Ukrainës, këto imazhe janë një kujtesë e ashpër, e cila na kujton atë që e kemi kaluar ne gjatë luftës në Kosovë”, tha Osmani në një intervistë për gazetaren e mirënjohur të CNN, Christiane Amanpour.

“Para 23 vjetësh, ne kemi kaluar një vuajtje të ngjashme, pasi ishim viktima të gjenocidit kundër njerëzimit”, tha Osmani.

Tutje Osmani tha që zhvillimet në Ukrainë mund të prekin edhe pjesën tjetër të botës, përfshirë edhe kontinentin evropian.

“Duhet ta kuptojmë që ajo që po ndodh tani në Ukrainë mund ta prekë edhe pjesën tjetër të botës, duke e përfshirë edhe Evropën. Rusia, për një kohë të gjatë, është munduar ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor, përmes Serbisë si ‘satelit të saj për një kohë të gjatë’”, tha presidentja Osmani.

div.meta-author { display:none; }