
01/02/2022 15:01
Reshjet e borës filluan mëngjesin e sotëm në vend duke mbuluar kështu rrugët me të bardhë.
Për gjendjen e këtyre rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës është thënë se tereni është i qarkullueshëm për automjetet.
Por, sipas aktorit të humorit, Osman Azemi, gjendja e rrugve nuk është ashtu sipas informatave.
Osmani ka postuar një video në InstaStory ku ka qenë duke vozitur dhe gjendja e rrugëve nuk është e kalueshme aq lehtë.
Humoristi ka ironizuar duke e bërë të ditur se rrugët janë në gjendje jo të mirë pikërisht në autostradën Arben Xhaferi.dhe jo ashtu si është lajmëruar nga ministria.
“Gusht 2022, gjithmonë na nxen pa përgatit”, ka shkruar Osmani i ‘Stupcave”.