News That Matters

Osmani e uron Abazoviqin: Me ju, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së

28/04/2022. 22:51

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar shqiptarin Dritan Abazoviqin me rastin e zgjedhjes në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar që nën udhëheqjen e Abazoviqit, Mali i Zi do të qëndrojë në rrugën e tij drejt BE-së.

“Jam e sigurt që nën udhëheqjen tuaj, Mali i Zi do të qëndrojë fuqishëm në rrugën drejt BE-së. Së bashku do të forcojmë partneritetin tonë dhe do të punojmë së bashku për një Ballkan Perëndimor paqësor, të begatë dhe të sigurt”, ka shkruar Osmani.

div.meta-author { display:none; }