News That Matters

Osmani e Kurti e takojnë Blinkenin në varrimin e Albrightit

27/04/2022. 16:48

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar me Sektetarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Takimi i tyre u zhvillua gjatë ceremonisë së varrimit të paraardhëses së Blinken, Madeleine Albright.

Albright ka vdekur në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti.

Ajo ishte sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë. Ajo pati një ndikim të madh për të bindur ShBA-në dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga Serbia.

Ajo, ishte sekretare e ShBA në periudhën 1997-2001, kur president ishte Bill Clinton.

div.meta-author { display:none; }