
27/05/2022. 20:18
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në takim me ambasadorin Abbott, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme.
Presidentja ka falënderuar ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.