News That Matters

Osmani dhe Kurti vendosin kurora lulesh tek përmendoret e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit

31/01/2022 12:00

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurtin, kanë vendosur kurora lulesh tek përmendoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë, në përvjetorin e tyre të vdekjes.

Osmani ka thënë se veprimtaria e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit ishte frymëzim për mijëra gra dhe burra që t’i bashkohen luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Liri.

“Ky frymëzim nuk u shpërnda vetme në vitin 1999 me çlirimin, por vazhdon edhe sot. Për shkak të punës veprimtarisë, sakrificës dhe punës çlirimtare, këta heronj do të mbesin udhërrëfyes për breza. I përjetshëm qofte kujtimi për arta, sepse vazhdojnë të mbesin në zemrat dhe mendjen e qytetarëve të Kosovës”,ka thënë Osmani.

Ndërsa, Kurti ka thënë se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci janë kushtrimi i çlirimit.

“Sot me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, kolegë dhe bashkëpunëtor vendosëm lule të freskëta tek këta qytetarë që nuk kursyen asgjë për të shtrenjtën e vendit tonë që është liria”, ka thënë Kurti.

div.meta-author { display:none; }