News That Matters

Osmani dhe Kurti takohen sot me sekretarin Blinken

26/07/2022. 09:55

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të priten nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Osmani, e cila bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po qëndron në ShBA për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në, ka bërë të ditur se takimi me Blinken do të ndodh sot në ora 16:30 sipas kohës lokale në Uashington D.C.

“Së bashku me kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me ShBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.”, ka shkruar Osmani.

“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë në fund Osmani.

div.meta-author { display:none; }