

Misioni i OSBE-së që udhëhiqet nga Maqedonia e Veriut, konkretisht ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka prezantuar disa hapa për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Kosovë si dhe rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.




Në Twitter, ai ka publikuar nëntë hapa për këtë:
- Kosova dhe Serbia ri afirmojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit;
- Kosova i tërheqë forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ulë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura;
- Policia e rregullt, me asistencën dhe KFOR-in e EULEX-in, marrin përsipër sigurinë në terren;
- Protestat anulohen, rikthehen funksionet dhe shërbimet komunale. Vazhdon jeta normale. U jepet aksesi punonjësve komunalë;
- Kryetarët e komunave dorëhiqen në verën e vitit 2023, duke shtruar rrugën për zgjedhje të hershme komunale;
- Zgjedhjet e parakohshme komunale mbahen këtë vit;
- OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin në mesin e komuniteteve;
- OSBE-ja angazhon rininë në programet dhe proceset e pajtimit;
- OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.