
01/02/2022 20:22
Kur ishte femije, gjyshja e vishte me thasë patatesh dhe e rrihte me degë të thata.
Ajo u përdhunua fillimisht nga xhaxhai i saj, më pas nga kushëriri dhe në fund nga një shok i nënës së saj.
Në moshën 14-vjeçare ajo mbeti shtatzënë dhe u largua nga shtëpia. Foshnja lindi para kohe dhe ndërroi jetë shumë shpejt.
Ajo u transferua te babai i saj. Këtu gjërat filluan të ndryshojnë.
Në moshën 17-vjeçare, ajo fitoi një konkurs për të drejtuar një emision lajmesh në një radio lokale.
Në moshën 19-vjeçare, ajo vazhdoi të drejtonte emisionin e lajmeve të Nashville dhe, pak më pas, lajmet kombëtare.
Këtu ajo hasi në një pengesë tjetër. Ajo u pushua nga lajmet për shkak sepse i jepte lajmet ne menyre shume emotive.
Pra, a e dini se çfarë bën ajo?
Ktheu dobësinë e saj në një pike te forte dhe i jep jete një shfaqje televizive të bazuar në ndarjen empatike.
Programi ecën aq mirë sa që dy vjet më vonë kalon në një rrjet kombëtar.
Nga këtu vjen një sukses i pashoq sot, duke u bërë programi më i ndjekur në historinë amerikane.
Jo për një ditë, por për 25 vjet.
Fitues i 18 çmimeve Emmy.
Për tre dekada ajo është konsideruar si një nga femrat më me ndikim në botë.
Ajo filloi nga e para dhe u bë afrikano-amerikanja më e pasur në planet, me një vlerë neto të vlerësuar prej mbi 2.7 miliardë dollarë.
Të cilën ajo e përdor edhe për të ndihmuar të tjerët.
Ajo themeloi shoqata dhe shkolla për të luftuar të gjitha padrejtësitë sociale të kohës sonë, nga racizmi, te seksizmi, te analfabetizmi, te varfëria.
Ai fitoi çmimin e Akademisë Humanitare Jean Hersholt dhe mori Medaljen Presidenciale për Liri nga Barack Obama.
Kur vajza juaj ju kërkon t’i tregoni modelin e një femre, tregojini asaj Oprah Winfrey.
*Anila Kalleshi