26/05/2022. 11:41
Seanca e sotme e kuvendit ka nisur tashmë, në të cilën pritet të debatohet për disa pika të rendit të ditës.
Megjithatë, gjatë punimeve, në momentin në të cilin po mbante fjalim Blerta Deliu e PDK-së, opozita parlamentare ka vendosur pankarta duke kërkuar që deputetët të votojnë për trustin.
‘’Voto për Trustin’’, është mbishkrimi i pankartave të cilat u vendosën edhe në ulësen e zbrazët të kryeministrit Albin Kurti i cili aktualisht gjendet në Zvicër, por dhe në ulëset e ministrave të Qeverisë.