
19/01/2022 20:40
Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, të mërkurën, opozita hodhi dyshimet se disa prej dozave të vaksinave iu kishte skaduar afati dhe që Ministria e Shëndetësisë e ka mbajtur të fshehtë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se pandemia nuk menaxhohet në mënyrë online dhe që nuk po menaxhohet siç duhet.
Pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i draftraportit të monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskutimi për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, por që, në mungesë kuorumi, dështoi.