
Ardhjen e presidentes Vjosa Osmani e pritën pjesa dërmuese e stafit këtu në Onkologji.
Si shkak i kësaj, pritjet u zgjatën për pacientët që marrin trajtim në Klinikën e Onkologjisë, ndaj e gjithë hapësira e korridorit në katin e parë u mbush me pacientë që në mungesë të mjekëve prisnin për terapi.
Por, pritjet nuk i pati telashe një 71 vjecareje e cila erdhi nga Suhareka për tu bërë pjesë e donacionit të ofruar nga presidenca, derisa kjo e mbijetuar tregon se me të marr lajmin ka ardhur me shumë vullnet, për t’u bërë me një protezë të gjirit prej silikonit.
Mirëpo, kërkesa e madhe për këto aksesorë të rëndësishëm për gratë si në aspektin fizik dhe emocionalë bëri që radha të zgjerohet për regjistrim, për marrjen e tyre.
Megjithatë, hallet e familjarëve nuk kanë të ndalur, si për pritjet në procedura radiologjike dhe mungesë ilaçesh, ku kërkojnë më shumë vëmendje institucionale.
Klan Kosova vazhdimisht ka raportuar për pritjet qoftë për procedura radiologjike, mungesë ilaçesh në Onkologji e po ashtu edhe për furnizim të kufizuar në përgjithësi.