
Ekipi që krijoi njërën prej vaksinave kundër Covid, ai i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar dhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kanceritE kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, kjo vaksinë nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen. Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri- një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit.