News That Matters

OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € pajisje mjekësore donacion për Mitrovicën

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë u bë pranimi i pajisjeve mjekësore të dhëna donacion nga OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës është përfituese e këtij projekti ,përmes të cilit Organizata ASB me donacionin e Aktion Deutschland Hilft-ADH ka mbështetur 5 QKMF ne komunat e Kosoves me qëllim lehtësimin ne përballje me pandeminë COVID-19.

Këtu bejnë pjeseë disa pajisje shumë të rendësishme si : inhalatorë, pulsoksimetra , sterilizatorë,EKG,monitor, oksigjenkoncentratorë, karrige lëvizëse për pacientë , aspiratorë , defibilator automatik External Portabel dhe boca oksigjeni, vlera totale e të cilave është 10.500 euro për secilën komunë përfituese.. Të pranishëm në ceremoninë e pranimit ishin : Dafina Hoxha drejtoreshë ekzekutive dhe Rita Llulla zyrtare financiare e OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB), të cilat u mirëpritën nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së Dr.Fevzi Sylejmiani, shefi i sektorit për administratë dhe financa në Drejtorinë për Shëndetësi Berat Jashari , kryeinfermier i Mjekësisë Familjare në QKMF Sokol Haliti .

Dafina Hoxha drejtoreshë ekzekutive e OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) deklaroi se është e lumtur që po e finalizon projektin e donacionit të këtyre pajisjeve mjekësore ,ku ndër 5 komunat përfituese është përzgjedhur edhe komuna e Mitrovicës ,falë një bashkëpunimi të suksesshëm reciprok të vazhdueshëm dhe shrehu bindjen që këto pajisje do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës shëndetësore për qytetarët.

Kurse Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani deklaroi se edhe pse për fat të mirë numri i rasteve me Covid 19 ka rënë dukshëm , këto paijsje janë të mirëseardhura për QKMF-në sepse do të shfrytëzohen për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara në QKMF dhe Njësitë e saj , për çka i falenderoi përzemërsisht përfaqsueset e OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) për këtë donacion si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Të dy palët shprehen gatishmerinë dhe vullnetin që ky bashkëpunim I mirë reciprok të vazhdojë edhe në të ardhmen.

div.meta-author { display:none; }