News That Matters

Oficerët e doganës arrestojnë një koleg të tyre për keqpërdorim të detyrës

Oficerët e hetimeve të Doganës së Kosovës kanë arrestuar një zyrtar doganor në Han të Elezit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Hetuesit e Doganës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor sot në orët e hershme të mëngjesit kanë zënë ne flagrancë zyrtarin doganor dhe katër të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje, njofton Klan Kosova.

Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore.

Ky rast është vazhdimësi e politikës së doganës “Zero Tolerancë për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion”.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.


div.meta-author { display:none; }