News That Matters

OBSH-ja e shpall emergjencë globale lijën e majmunëve

23/07/2022. 17:06

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.

Ky vendim erdhi pas takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin, shkruan BBC.

Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.

div.meta-author { display:none; }