News That Matters

Nxënësja, Albulena Miftari sot promovoi librin “Mitrovicë, zonja qëndresë”

22/11/2021 19:26

Sot, në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” është promovuar libri, “Mitrovicë, zonja qëndresë” i autores dhe nxënëses të SHMLM “Xheladin Deda” Albulena Miftari.

Ky libër i kushtohet Mitrovicës, dëshmorëve e martirëve të saj dhe minatorëve.

Në një intervistë eksluzive për “Radio-Ylberi” Miftari tregoi më shumë rreth librit.

Albulena tregoi që ky është libri i parë i saj dhe arsyeja që e ka shkruar këtë liber ka qenë Mitrovica, pasi është pika e saj e dobët.

“Ky është libri im i parë dhe është një kënaqesi shumë e madhe për mua, unë gjithmonë jam marrë me shkrime, dhe jam lindë e rritë në Mitrovicë, e kam pasur pikë të dobët prandaj kjo ka qenë arsyeja e këtij libri” tregoi ajo.

Miftari shtoi se ka tri vite që është duke u marrë me librin, dhe se ky libër është i ndarë në dy cikle.

Ajo i falënderoi të gjithë ata që e përkrahën për botimin e këtij libri.

I falënderoj të gjithë ata që më përkrahën për librin, familjen, mësimdhënësit, historianët dhe institucionet”.

Albulena tregoi se libri për një kohë të shkurtër do jetë në librarit e qytetit.

Ndërsa mësuesja e saj, Shehrije Bejta për “Radio-Ylberi” tha se që në klasë të dytë kishte vrejtur talentin eAlbulenes dhe i uroi shumë suksese.

Pjesmarrës në promovim ishin familjarët, miqtë, mësimdhënes dhe zyrtarë të lartë të komunës.

div.meta-author { display:none; }