News That Matters

Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun që u vranë në Gllogjan

30/11/2021 22:00
Në ditën kur filloi mësimi pas festave të nëntorit, shokët e shoqet kujtojnë dy nxënësit e vrarë në Gllogjan.

Veshjet e tyre kanë një simbolikë.

Ngjyra e bardhë në rrobat e tyre shfaq shpirtin e miqve të tyre, Gentës e Ledionit, kurse ajo e zeza, ngjarjen e trishtë që atyre iu ndodhi.

Para se të nisin mësimin, qindra nxënës të shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, po ndezin qirinj në nder të shoqes e shokut të tyre, që u vranë në rrethana ende të paraqarta të premten që shkoi.

Shoqja e Gentianës, që qëndroi me të deri pak momente para ngjarjes tragjike, thotë se më të kishin plane miqësie të gjata.

Lidhje të fortë me gjimnazisten kishin edhe shoqet tjera të klasës.

div.meta-author { display:none; }