News That Matters

Nuk ndalet historia e Kardiologjisë Invazive, sërish mbledhje për të

22\04\2022 20:38

I pari i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi i ka mbledhur këtë të premte të gjithë drejtuesit e klinikave që trajtojnë sëmundjet e zemrës.

Arsyeja është kërkesa për zbatimin e vendimit të fundit të ministrit Rifat Latifi, që rikthen shërbimin e Kardiologjisë Invazive tek Klinika e Kardiologjisë, i cili tashmë ka hyrë në fuqi.

Drejtori Krasniqi ka kërkuar nga ta që të fillojnë më implementimin e statutit të ndryshuar, prej javës së ardhshme.

Derisa për pakënaqësitë e kardiologëve invaziv, Krasniqi bën me dije se duhet përfillur statuti i cili është ndryshuar dhe plotësuar.

I njëjti beson, se ky ribashkim do të sjellë rezultate pozitive në të mirën e pacientëve.

Derisa, kjo do të ndodhë për pak kohë, pasi të kryhen edhe disa procedura të brendshme administrative.

div.meta-author { display:none; }