News That Matters

Noizy arrestohet në Kosovë

15/12/2021 11:40

Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti dhe ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të gjykatës.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale.” u shpreh Ahmeti.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme dhe së fundmi, para 23 orëve, ka publikuar një video në instastory nga avioni.

div.meta-author { display:none; }