News That Matters

No Time to Die”, arrin më 6 tetor në kinematë Cineplexx

06/10/2021 18:15
“No Time to Die”, arrin më 6 tetor në kinemat Cineplexx, filmi i 25-të në serinë e James Bond të krijuar nga regjisori Cary Joji Fukunaga.

Rolin kryesor e luan aktori Daniel Craig, i cili po luan në këtë film për herë të pestë dhe të fundit si agjenti imagjinar britanik MI6 James Bond.

Ndërsa aktorët që do sjellin emocionin e aksioneve që do sjell filmi janë Léa Seydoux, Ben Whishaw, Naomie Harris, Jeffrey Wright, Christoph Waltz, Rory Kinnear dhe Ralph Fiennes këta të funidt përsërisin rolet e tyre nga filmat e mëparshëm dhe aktorët e rinj janë Rami Malek, Lashana Lynch, Billy Magnussen, Ana de Armas, David Dencik dhe Dali Benssalah.

Në këtë film, Bond, i cili ka lënë shërbimin aktiv me MI6, rekrutohet nga CIA për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer, gjë që çon në një përballje me një kundërshtar të fuqishëm.

”No Time to Die” pati premierën botërore në Royal Albert Hall në Londër më 28 shtator 2021, dhe u shfaq në kinema më 30 shtator 2021 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi.

Filmi mori vlerësime pozitive nga kritikët.

div.meta-author { display:none; }