News That Matters

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës fillon të largohet nga veriu, KFOR monitoron situatën

02/10/2021 15:55
Sot pritet të marrë fund barrikadimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel dy ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ushtarët e KFOR-it janë duke vazhduar me patrullime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu në këto vendkalime janë duke qëndruar ende Njësia Speciale e Kosovës.

Tashmë është larguar kamioni i fundit i barrikadës së krijuar në Jarinjë, ndërsa në Bërnjak është liruar rruga për qarkullim, ndonëse protestuesit janë ende aty.

KFOR-i po monitorin situatën me helikopter.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Ku marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar që dy javë këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Ndryshe, më 30 shtator Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa.

div.meta-author { display:none; }