News That Matters

Njerëzit mendojnë se True zbuloi *padashur* emrin e djalit të Kylie-t

Bekuar qoftë TikToku që na ofron gjithmonë diçka për t’u marrë. Së fundmi, njerëzit u mblodhën dhe analizuan me detaje emrin e shumëpërfolur të djalit të Kylie Jenner dhe Travis Scott.

Një teori e re e fansave, e cila u prezantua në TikTok nga @marissaspagnoli, rreth emrit të djalit të Kylie po fiton vëmendje dhe, nëse Marissa ka të drejtë, zbulimi i emrit erdhi nga vajza e Khloé Kardashian, True Thompson pikërisht në një nga episodet e “The Kardashians” në Hulu.

“Mirë, kjo është vetëm një teori,” thotë Marissa në fillim të postimit. “Mendoj se zonjusha True zbuloi emrin e fëmijës së Kylie. Unë do t’ju tregoj këtë klip të ‘The Kardashians’ ku mendoj se ajo e zbulon.”

Në klip duket Khloé duke folur në Facetime me të bijën pasi u bë nënë për herë të dytë me anë të një surrogateje. Kur sheh foshnjën në ekran, True thotë: “Përshëndetje, Snowy!”

div.meta-author { display:none; }