News That Matters

Një tjetër sukses i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është renditur i dyti në mesin e universiteteve publike në Kosovë, sa i përket kriterit të citimeve në Google Scholar në ranglistën e webometrics të shpallur në janar 2022.

Në këtë rangim, UIBM ka dalur i dyti pas Universitetit të Prishtinës, me 1044 citime, shkruan “Radio-Ylberi”.

Rangimi është bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë periudhës 10-20 janar 2022, dhe në versionin e publikuar në webometrics, radhiten vetëm universitetet me mbi 1000 citime.

Në mesin e 4800 universiteteve botërore, UP-ja dhe UIBM- i janë të vetmet universitete publike në Kosovë që ndodhen në versionin aktual të publikuar.
Sipas webometrics, janë mbledhur citimet nga 210 top profilet – profilet kryesore të secilit universitet ashtu që të lejohen krahasime të pavarura nga madhësia.

Njëzet profilet e para të listës janë përjashtuar për përmirësimin të përfaqësimit., ndërsa pjesës tjetër të top profileve i është shtuar numri i citimeve dhe institucionet renditen në rend zbritës sipas këtij treguesi.

div.meta-author { display:none; }