
16/11/2021 10:10
Sukseset e boksierit kosovar, Haxhi Krasniqi, kanë bërë që ky sportist të gëzojë respekt në gjithë vendin.
Në shenjë nderim për sukseset e tij, dhe përfaqësimin dinjëtoz të boksit kosovar, një rrugë ka marrë emrin e tij, shkruan Jepi zë.
Përmes një postimi, vetë boksieri ka bërë të ditur se një rrugë në Novobërdë nga dje quhet “Robin Krasniqi”, duke falenderuar edhe inicatorët.
Postimi i plotë:
Miq te dashur, nga dita e djeshme, nje rruge ne Kosove do e mbaj emrin tim! Ne lagje e re Kompleksi Allegro ne Novoberd. Nje nder i madh per mua andaj dua te i falenderoj perzemersisht te gjithe iniciatoret e kesaj pune, dhe veqanerisht dy themeluesit kryesor te ksaj lagje Labinot Rexhen dhe Bekim Hallaqi! @labinotrexha_ @belle_tnt @beks_bb
Ju faleminderit 🙏
i juaji R. K.