
28/09/2021 11:24
Policia e Mitrovicës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar nga një qytetar per gjetjen e një kulete, në një autotaksi, në të cilin ka qenë duke udhëtuar nga Vushtrria në Mitrovicë, ku në kuletë kishte një shumë të hollash dhe dokument identifikues, shkruan “Radio-Ylberi”
Po ashtu kuleta së bashku me të hollat dhe dokumentet, ju ka kthyer ankueses, me ç’rast e njëjta ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.
Ndërsa edhe policia ka falënderuar qytetarin, për veprimin e ndërgjegjshëm dhe mundësimin e kthimit të kuletës, tek pronarja.