
28.08.2021 /13:36
Një person me probleme mendoore ka thyer xhamat e katit më të lartë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, këtë të shtune.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka bërë të ditur se nga incidenti nuk ka mbetur askush i lënduar.
Lexo edhe:
“Stafi mjekësor bashkë më policinë kanë arritur ta qetësojnë situatën derisa personit me probleme mendore i është dhënë trajtimi mjekësor. Dëmi i shkaktuar është marrë përsipër nga familja”.
Prekazi ka thënë se është kontaktuar prokurori, por për shkak të natyrës së këtij rasti nuk është inicuar rast penal.