
14/03/2022 20:30
Një person nga Skenderaj është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën.
Policia ka njoftuar se lëndimi aksidental ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00 në Skenderaj.
Personi po vazhdon trajtimin mjekësor në spital ndërsa policia është duke u marr me rastin.