News That Matters

Një javë larg zgjedhjeve lokale – Mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit

10/10/2021 13:56
Kanë mbetur një javë larg nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Të dielën (17 tetor), qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit ku do të votojnë për kryetarin e tyre të ri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, ku të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.


Sipas KQZ-së, në këto zgjedhje janë 90 mijë e 586 votues më shumë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

div.meta-author { display:none; }