News That Matters

Një helikopter i dyshimtë fluturon disa herë mbi Jarinjë

26/09/2021 11:38
Një helikopter ka fluturuar disa herë rresht të dielën mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Ky helikopter nuk kishte ndonjë mbishkrim, andaj as policia nuk kanë arritur ta identifikojë se kujt i përket.

Kujtojmë se masa e reciprocitetit për targat ka hyrë në ditën e shtatë dhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, po përcillet me protesta nga ana e qytetarëve serbë.

div.meta-author { display:none; }