News That Matters

Nishani sulmon ashpër Lulzim Bashën

15/11/2021 11:44
Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër Lulzim Bashën pas urimit që kreu i demokratëve bëri për Kosovën për zgjedhjet lokale që u zhvilluan në mënyrë demokratike, trasmeton “Radio-Ylberi”

Sipas Nishanit, Basha nuk i ka mbetur aspak dinjitet dhe bën sikur nuk e kupton që në Kosovë, LDK, partia simotër e PD, u rikthye fuqishëm në zgjedhjet e fundit vetëm pas një viti në opozitë.

“Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie”! Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu? Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik???

Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD-së, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e radhës.

Imagjinoni se çfarë do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për 8 (tetë) vite rresht“, shkruan mes të tjerash Nishani.

div.meta-author { display:none; }