News That Matters

Nishani komenton deklaratën e Bashës

09/11/2021   20:00

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka thënë se “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Basha ka të drejtë, por për këtë thekson ai ka vetëm një rrugë.

Sipas Nishanit, kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të regjimit monokratik të Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha deklaron se: “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”.

Po, kjo është nevojë e domosdoshme, por kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të rregjimit monokratik të Edi Ramës.

Kthimi i lirisë, të drejtës, votës, integritetit, dinjitetit tek Partia Demokratike si i vetmi mekanizëm kundërvënie ndaj rregjimit aktual, është shpresa për rikthimin e të gjithë vendit nesër, në shinat e demokracisë dhe të vërtetës përtej bunkerit ku skuthat antishqiptar janë strukur në aleancë me njëri tjetrin.

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë!

div.meta-author { display:none; }