News That Matters

Nis takimi mes Osmanit e kryesuesit të OSBE-së

15/07/2022. 10:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau.

Rau, i cili është edhe kryesues i OSBE-së do të takohet edhe me liderë të tjerë shtetëror gjatë ditës së sotme për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Pjesë e rendit të tij të ditës janë dhe takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut i themeluar nga OSBE.

Ai do të vizitojë po ashtu dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mbështetet nga OSBE dhe Polonia.

div.meta-author { display:none; }