
26/10/2021 11:17
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Numri i fletëvotimeve që do të numërohen janë 15 mijë e 482, njofton “Radio-Ylberi”
“Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Numri përgjithshëm i fletëvotimeve që do të numërohen është 15 mijë e 482, prej të cilave numri i zarfeve me fletëvotime me kusht është 12 mijë e 960, ndërsa 2 mijë e 522 të tjera u takojnë personave me nevoja të veçanta të cilët kanë votuar përmes ekipeve mobile”.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se numërimi i këtyre votave i hap rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimare.
“Numërimi i këtyre votave i hap rrugë KQZ-së për të shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Natyrisht se kjo është e ndërlidhur me ecurinë e punëve këtu në QNR, prandaj nëse gjithçka përmbyllet sipas planit, atëherë KQZ-ja do të mundet që gjatë ditës së mërkurë, 27 tetor, të shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave” deklaroi Elezi