
09/11/2021 21:20
Nipi i komandantit Adem Jashari, Igball Jashari, do të shkojë javën e ardhshme në prova tek skuadra e madhe gjermane, Leipzig.
Jashari vitin e kaluar u bë pjesë e Kosovës U-17, me ç’rast u ‘gradua’ edhe si kapiten. Igballi aktivizohet si mesfushor.
Ai është talent i shkollës së futbollit ‘Kurda’ dhe Përfaqësueses së Kosovës U-17. Ibgalli, që është nip i Rifat Jasharit, po konsiderohet si yll i ardhshëm.
Ndryshe, shkolla e futbollit ‘Kurda’ njihet si ‘çerdhe’ për zbulimin e futbollistëve të talentuar. Në këtë skuadër është zbuluar edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili luan në Premierligë, te skuadra Norwich City.