
28/12/2021 8:09
Ngjarjet e ditës, 28 dhjetor 2021.
Mbahet seminari i dytë shkencor në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit të Prishtinës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike FIEK, ora 10:00.
Komisioni për Ekonomi shqyrton planet e performancës së agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP; AKK; ARKEP; ARRU; KPMM; ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:00).
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00).
Fakulteti i Studime Islame organizon seminarin shkencor “Kontributi dhe veprat e Mehmet Akif Ersoj- Pejanit” me rastin e 100-vjetorit të miratimit të himnit të Turqisë. (Salla e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ora 10:00).
Organizata studentore “REFORMA”, bën shpërndarjen e dhuratave të mbledhura në kuadër të kampanjës #njëdhuratëpërfëmijët. (Klinika e Pediatrisë QKUK, ora 10:00).
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme – shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00).
Vazhdimi i seancës plenare – debat parlamentar në lidhje me krizën energjetike në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00).
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mban konferencë për media. (Kabineti i ministrit, ora 13:00).
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, takohet me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar. (Ministria e Mbrojtjes, ora 13:30, deklarimet pas takimit).
Presidentja, Vjosa Osmani, takohet me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00 – pamje).
Kryeministri, Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për 2021 dhe festave të fundvitit, organizon pritje për mediat. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00).